ARKATANA

Zejush Hasani, këngëtari që adhurohet nga të gjitha gjeneratat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zejush Hasani është ndër këngëtarët më të kërkuar në dasma e ahengje familjare. Është i kërkuar nga të gjitha trevat shqiptare dhe dëgjohet me ëndje për shkak të këngëve të mira burimore shqiptare. E pengon popullariteti dhe thotë se nuk ka dëshirë të bëjë shumë zhurmë sepse dëshira e tij është që të këndojë bukur dhe ta kënaq publikun e tij kudo që ndodhet.

Zejush Hasani këngëtar gjilanas për rajonipress thotë se me muzikë ka nisur të merret qysh nga viti 1995. “Talentin tim të parë e kam shfaqur madje në vitet 1993/94 nëpër koncerte e manifestime të shkollave të atëhershme, kurse prej vitit 1996 kamë filluar të këndojë edhe nëpër dasma e ahengje familjare” shprehet Hasani.

Zejushi thotë se muzikën e ka trashëgimi nga babai ndërsa në familjen e tij këndojnë edhe dy vëllezërit e tij, kurse së fundit i është bashkuar grupit edhe nipi i tyre.”Gjatë sezonave pothuajse i kam afërsisht 30 dasma, por kudo që shkojë jam i kërkuar nga publiku dhe kjo më motivon edhe më shumë. Vërtet është kënaqësi kur gjeneratat e ndryshme e adhurojnë këngën dhe repertorin tënd. Unë adaptohem për të gjitha gjeneratat dhe nuk ka këngë që nuk e di. Thjeshtë këndojë me zemër dhe me pasion të madh kudo që shkojë” shprehet Zejush Hasani.

Eco Higjiena

Sipas tij në shumicën e dasmave kërkohet nga familjet në Gjilan, Kamenicë, Viti, por i kërkuar është edhe në Bujanovc, Preshevë dhe Kumanovë, besa edhe në Shkup shprehet ai.

Zejush Hasani padyshim është një këngëtar me shumë cilësi dhe aftësi në të kënduarit dhe një talent i madh i kulturës dhe këngëve burimore shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.