Uji Dea

Zejtarët: Lutës i besojmë sepse gjithmonë na ka mbështetur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, ka vizituar sot zejtarët gjilanas, të cilët i dhanë përkrahje maksimale.
Në emër të zejtarëve foli Abdurrahman Qerimi, i cili e falënderoi Hazirin për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë atyre edhe në kohën sa ka qenë kryetar i Gjilanit.

“Lutfi Haziri ka dhënë gjithçka nga vetja për ta ndihmuar Gjilanin dhe Kosovën. Shpresojmë dhe besojmë që do ta ndihmojë edhe neve njëkohësisht. Në emër të të gjithë zejtarëve ju falënderoj për ndihmën që e keni dhënë vazhdimisht në të gjitha nivelet”, ka thënë Qerimi.

Nga ana tjetër, kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, u ka premtuar atyre uljen e vlerës bazë të taksës komunale, uljen e tatimit në pronë për 40 për qind dhe zvogëlimin e qirasë komunale.

Mobi Casa

Sipas tij, programi qeverisës i LDK-së në Gjilan ka paraparë edhe subvencionimin e zejeve dhe zejtarëve tradicionalë, në mënyrë që ato zeje të vazhdojnë traditën dhe Gjilani të krenohet me to.

”Unë vazhdimisht kam pasur mbështetjen tuaj. Ju falënderoj për këtë dhe të jeni të bindur se do të jem zëri juaj gjithmonë. Një kategori të zejeve që janë të rrezikuar do t’i subvencionojmë si dhe do ta kthejmë qiranë komunale në atë nivel që ka qenë”, pohoi njeriu që do t’i prijë Gjilanit pas datës 3 nëntor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.