ARKATANA

Zef Mulaj ,me një libër të ri poetik edhe në italisht” (Altri occhi all’orizonte)

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga: Murat Gecaj-publicist e studiues-Tiranë . Ky është libri i shtatë i dr.Zef Mulaj, me banim familjarisht në Itali.

Para dy muajve publikoi në Tiranë librin tjetër me poezi, “Lulet e shpirtit”. Ndërsa një vit më parë, po ne qytetin bregdetar italian Porto Recanati, paraqiti librin “Merre përdore hijen time”, i cili pati sukses edhe në Evropë, pasi dhe u publikua në katër gjuhë të këtij kontinenti.

Ndër të tjera, një kopje e këtij libri autori ia dhuroi Presidentit të Republikës së Italisë, Xh.Napolitano, i cili i dërgoi një masazh falënderues. Gjithashtu, atë e mori Papa i Romës, Benedidikti i 16-të.

Pak vite më parë, Dr. Z. Mulaj publikoi një libër unik në llojin e vet, që lidhet me profesionin e vet farmacist dhe origjinën e tij. Aty ai përshkruan me kompetencë shkencore bimësinë e rrallë mjekësorë të Alpeve të Shqipërisë, duke dhënë edhe vlerat e shumta kurative të tyre.

Ndërsa këto ditë, nga Shtëpia Botuese “Simple”, doli libri i tij më i ri, gjithashtu në gjuhen italiane (“Altri occhi all’ orizonte “Sy të tjerë në horizont”), i cili do të purohet në vendbanimin e tij, Porto Recanati, më datën 22 gusht 2012.

FITORJA

Ky libër u botua nën kujdesin e poetes së njohur italiane, Novella Toregiani, e cila ka bërë aty edhe një shënim vlerësues për të. Ndër të tjera, ajo shprehet: ”Edhe poeti Zef Mulaj po len xibaldone, si poeti ynë i madh e filozofi, Xhakomo Leopardi. Temat që trajtohen në poezitë e vëllimit janë të ndryshme, duke prekur gjithë jetën e shoqërisë së sotme, nëpërmjet fjalës poetike, si: dashuria, admirimi i madh për femrën dhe respektin ndaj saj, për natyrën dhe bukuritë e saj. Një nga temat më të trajtuara në këtë libër janë problemet shoqërore, të cilat poeti Zef Mulaj i ndien në mënyrë të thellë. Kam kënaqësi të madhe, që kam rastin të jem recensent i këtij libri poetik”.

Gjithashtu, poeti dhe shkrimtari i njohur italian, Adriano Accorsi, në parathënien e tij në këtë libër thotë, në mes të tjerave: “Sy të tjerë në horizont”, botuar nga “Simple macerata”, është libri më i ri i poetit Zef Mulaj, cili konfirmon jo vetëm individualitetin, por është edhe një poet i vlerave të konsiderueshme. 400 poezi- haiku në libër rrjedhin natyrshëm në venat, zemrën dhe mendjen e këtij poeti dhe dëshmojnë për një sfond të shquar të tij kulturor.

Haiku i Zef Mulajt, që respekton simetrikën klasike: 5-7-5 të tre vargjeve, është haiku modern, i një njeriu e autori të ushqyer në kulturën perëndimore dhe me ndjeshmëri të veçantë; atëherë, ajo është shpesh më shumë racionale se intuitive. Ja se si e shkrehë ai dashurinë, që i jep forcë për të kapërcyer të gjitha dhimbjet: “goja jote e ëmbël, / tani kam pi buzet tua / edhe dhimbjen”.
Pra, është poet i i njohur Zef Mulaj dhe me fjalën e tij kapë pikërisht atë çast të kohës, të cilin e kthen në art për njerëzimin”.

Për lexuesit dhamë pak mendime, që kanë shprehur poetë italianë për këtë libër, të cilët dëshmojnë qartazi vlerat e këtij vëllimi të ri poetik. Me këtë rast, e urojmë nga zemra Dr. Zef Mulaj për këtë botim të ri, duke i dëshiruar arritje në profesionin e tij, krijimtari sa më të frytshme dhe lumturi në familje!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.