Mobi Casa

Zbutet gjendja e familjeve të pastrehë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan –Vitin e kaluar janë ndërtuar 3 shtëpi prej tyre 2 nga buxheti komunal kurse 1 me mjete të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa sivjet 7 shtëpi janë në përfundim e sipër për kategoritë sociale në Pozheran, Radivojc, Fshati i Ri, Shushtë, Vërban dhe Viti.

Sipas zyrtarëve komunal në Viti kjo ka qenë domosdoshmëri për shkak të kërkesave të njerëzve me gjendje të rëndë sociale dhe në mungesë të hapësirës së banimit. Ky numër i shtëpive prej 10 sosh, sipas zyrtarëve komunal nuk është i mjaftueshëm, ngase nevojat janë më të mëdha dhe janë të evidentuara edhe 15 familje që jetojnë në gjendje tejet të vështirë ekonomike e sociale.

ARKATANA

Komuna e Vitisë për realizimin e projektit të ndërtimit të 7 shtëpive ka ndarë 72.695 euro. Xhevat Haziri drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, thekson se vitin e kaluar Ministria ka ndarë 36.000 euro për projektin e ndërtimit të shtëpive , kurse sivjet është zotuar për ndarjen e 450.000 eurove për ndërtimin e një banese kolektive për 25 familje. “Punët rreth ndërtimit kanë përfunduar, ndërsa është duke vazhduar puna në kompletimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme të këtij objekti. Në bazë të kontratës së Ministrisë me punë kryesin, pritet që ky objekt të jetë funksional para vitit të ri. Kurse ne do të fillojmë që ka fundi i muajit shtator të nisim procedurat për publikimin e konkursit me kritere për ndarjen e banesave që gjitha këto procedura të kryhen në mënyrë ligjore që të përzgjedhjen ata që kanë nevojë” tha Haziri.

Në bazë të marrëveshjes së kryetarit të komunës me OVL-në dhe shoqatat tjera, dy banesa do të ndahen për kategoritë e luftës kurse 23 të tjera do të jenë për kategoritë sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.