ARKATANA

Zbuloni të gjitha llojet e pjeprit/ Vlerat dhe përfitimet për shëndetin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut.

Ky frut i ëmbël ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Fruti cilësohet si një nga frutat më të vyer për të shmangur problemet me veshkat, madje përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët.

Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.

Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia.

Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.

Në vëndin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura.

FIDANISHTJA

Për nga klasifikimi agronomik, sipas të dhënave të AgroWeb.org, në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në:

Pjepër Kantalupo
Me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.

Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; Portokallja, etj.

Pjepër me Fijëzim
Kanë fruta me formë të rrumbullakët dhe pak të zgjatur pa brinjëzime të theksuara. Lekura është e butë dhe me një rrjetë e hollë që në të shumten e rasteve është pak e dukshme.

Nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grup bëjnë pjesë llojet e qarrseve si: Qarrësi i Tiranës, Qarrësi i Divjakës, Qarrësi i Kallmit, Qarrësi i Luzit, Qarrësi i Goranxisë, etj.

Pjepër të Lëmuar ose Dimërorë
Ato karakterizohen me fruta në formë të zgjatur dhe të lëmuar, me tendenca brinjëzimi, por shumë pak të dukshme. Pothuajse u mungon rrjetëzimi. janë më pak aromatike se llojet e tjera, por tuli është më i ëmbël.

I durojnë më shumë ruajtjen dhe magazinimin e gjatë, si dhe transportet e gjata, prandaj quhen dhe dimërore. Në grupin e kultivarëve dimërore janë: Mjaltësi (frut madh), Vesa e mjaltit, Valencia, Kallmi, Voden i Bardhë.

Por nëse është produkt vendas dhe cilësor, çdo lloj pjepri është mirëbërës për shëndetin falë përfitimeve magjike që ofron ky frut plot ëmbëlsi./AgroWeb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.