Hidromorava

Zbulohet xheli kontraceptiv për meshkujt

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Krijohet një xhel kontraceptiv hormonal për burrat, i cili po të aplikohet në mënyrë të përditshme mbi lëkurë zvogëlon prodhimin e spermës.

Ky xhel, i cili ka rezultuar efikas në 89 për qind të rasteve që e kanë testuar në lëkurën e tyre, mund të shndërrohet në një mënyrë kontracepsioni e besueshme për burrat e cilësohet si e ardhmja e kontracepsionit për meshkujt, një teknikë që duket si tejet efikase për jetën seksuale të tij.

Por cilët janë përbërësit e këtij xheli kontraceptiv

Kërkuesit shkencorë për krijimin e këtij xheli kanë ndërthurur një xhel transdermik me bazë testosteroni, Nestoron me një progestinë të re, e ngjashme me substancën hormonale të progesteronit, shkruan noa.

ARKATANA

“Është hera e parë që kombinimi i testosteronit dhe Nestoronit po aplikohet kështu në lëkurë për të furnizuar me sasinë e duhur hormonale, të cilat sjellin pakësimin e prodhimit të spermës tek burrat”, shpjegon Christine Wang, nga qendra mjekësore Ucla.

Sipas saj, xheli nuk shkakton efekte të padëshiruara në organizmin e meshkujve.Krijuesit e këtij xheli kontraceptiv bëjnë me dije se burrat do të mund ta përdorin së shpejti xhelin transdermik, ndërkohë që deri më tani kërkimet mbi kontraceptivët me bazë testosteroni të kombinuar me progesteron nuk kanë patur sukses.

Sipas tyre, risia e këtij xheli kontraceptiv përmes lëkurës është se me Nestoronin, hormoni nuk ka aktivitet androgjen, që mund të provokonte efekte anësore si akne apo iperkolesterol.

Krijuesit e këtij kontraceptivi thonë se 56 burra e kanë ndjekur për të paktën 20 javë trajtimin me këtë xhel transdermik, dhe rezultati ka qenë që për 89 % të tyre është pakësuar niveli i prodhimit të spermatozoidëve, duke shmangur kështu shtatzani të paplanifikuara tek partneret e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.