RCCOLA

Zbulohet flamuri kuqezi i vitit 1844

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Tiranë – Në fondin e etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike është zbuluar së fundi flamuri i shoqërisë “Drita” në Bukuresht, që i përket vitit 1884, raportojnë mediet shqiptare.

Ky zbulim i është nënshtruar një studimi të mirëfilltë nga studiuesja dhe përgjegjësja e Arkivit Etnografik, Ariola Prifti, dhe tashmë ai do të ketë edhe një kartelë historie të tij.

“Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë, ndërkohë që për sa i përket dekoracionit ka disa ndryshime, gjë që tregon se ky është një variant i tij”, raporton “Balkanweb”. Mbishkrimi mbi flamur është me germa latine.

Fundamenti

Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në themelimin e shtetit shqiptar. Flamuri është me një gjatësi 158 centimetra me gjerësi 117 centimetra.

Po në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në dhjetor të vitit të kaluar, qe zbuluar flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali më 12 shkurt të 1919-s dhe në rivarrimin e tij në 28 nëntorin e vitit 1932 në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Në QSA flamuri gjendej prej vitit 1957, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit, nuk dihej rëndësia e tij.