GRANDEMALL

Zbulohen sekretet seksuale të Muammar Gaddafit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Bab-al-Azizia”, pallati i Muammar Gaddafit, që ndodhet në zemër të Tripolit, ishte edhe vendi ku ish-koloneli shuante oreksin e tij seksual me qindra gra, vajza të reja, por edhe meshkuj.

Ky fakt tregohet në faqet e librit të gazetares franceze Annick Cojean, ku gjenden disa dëshmi të këtyre vajzave, siç është edhe dëshmia e 23-vjeçares Soraya.

Vajza, emri i vërtetë i të cilës nuk është ai që shkruhet në libër, ka rrëfyer jetën e saj prej 5-vitesh të kaluara në Bab-al-Azizia, ku, siq raporton noa, mësohet të jetë dërguar atje që në moshën 15-vjeçare, pasi disa truproja personale të Gaddafit e kishin marrë atë nga bankat e shkollës.

Uji Dea

Rrëfimi i saj është i frikshëm, që nga takimi i parë me Gaddafin, që e priste i zhveshur nudo duke i thënë se për të ishte një baba por edhe vëlla, deri tek detyrimet për të veshur të brendshme seksi dhe të konsumonte kokainë.

Sipas gazetares franceze, pjesë e grupit që i përgjigjeshin epshit seksual të kolonelit, ishin diplomatë, pjesëtarë të protokollit, si dhe zyrtarë, të gatshëm për të bërë të pamundurën për t’u falënderuar nga drejtuesi i Libisë, madje ishin të gatshëm të rrëmbenin nga bankat e shkollës vajza dhe djem të bukur.

Gazetarja franceze ka dëgjuar me vëmendje rrëfimin e Soraya dhe nëpërmjet saj ka arritur të gjejë edhe vajza e gra të tjera, që dhanë dëshminë e tyre, pasi meshkujt nuk mundën, sepse tabuja e homoseksualitetit është e vështirë të pranohet në shoqërinë arabe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.