Fundamenti

Zbulohen hamburgerë me mish kali në supermarkete

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Mish nga kali është zbuluar në prodhimet për hamburgerë, që shiten në supermarketet irlandeze, përfshirë edhe kompaninë globale, Tescon.

Agjencia për sigurimin e ushqimit e Irlandës, tha se ADN-ja e pazakontë e kafshëve në hamburgerë nuk paraqet kërcënim për shëndetin e askujt, por “ngre disa shqetësime”.

UBT

Tesco, që ka selinë kryesore ne Britani, kërkoi falje për hamburgerët e bërë me mish kali, dhe tha se do t’i tërheqë ata nga supermarketet britanike dhe irlandeze, si një masë paraprake./Indeksonline/