GRANDEMALL

Zbulohen detaje shokuese për vrasjen e Ilia Karelit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Në trupin e Kudret Kumes, i njohur si Ilia Kareli mungonte zemra”.Pas kryerjes së autopsisë, ekspertët shqiptarë të mjekësisë ligjore kanë publikuar detaje shokuese për vrasjen e e ndodhur në burgun grek.

Mjekësia ligjore i kërkon organit të akuzës që të marrë shpjegime nga autoritete greke, se përse mungon organi i zemrës në trupin e 36-vjeçarit dhe përse në trupin e tij ka heqje të indeve në pjesën e parakrahut dhe në gishta.

Ndërkohë që për mungesën e zemrës dyshohet se ajo mund të jetë hequr nga mjëkesia ligjore greke për autopsi edhe pse për raste të tilla ekzaminimesh specialistet nuk e marrin komplet organin e zemres.

Fundamenti

Ekspertët në raportin e tyre, kanë argumentuar edhe shkakun e vdekjes, i cili mendohet se ka ardhur nga dhuna e ushtruar me sende të forta. Si pasoj e kësaj dhune, ekspertët konkludojnë se Karelit i është thyer kafka, krahrori, disa brinjë që i kanë shkaktuar dëmtime në mushkri si dhe hematoma të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Bazuar në këtë raport dhe ankesën e familjarëve, prokuroria e Fierit ka nisur hetimet që pritet në ditët në vazhdim të marr në pyetje edhe të afërmit me të cilët ditët e fundit Kareli ka komunikuar që më pas, kjo dosje të përcillet drejt autoriteteve të drejtësisë greke.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.