RCCOLA

Zbulohen arsyet: Ja kush po e bllokon liberalizimin për kosovarët

/ 6 minuta lexim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, edhe pse i ka ditët e numëruara në pozitën e kryeministrit, dhe qeveria e tij ka dështuar në premtimet e dy viteve që mbetën pas sa i takon liberalizimit të vizave, ai akoma po vazhdon të luaj me kartën e liberalizimit edhe pse në dorëheqje.

“Liberalizimi i vizave është bërë një premtim bajat i kësaj politike që sa vire me radhë, mandat pas mandate, por derisa nuk ka rezultate konkreten aktgjykime të formës së prerë për ndëshkimin e zyrtarëve të nivelit të lartë për krim dhe korrupsion, nuk mundë të presim liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Pra po vazhdojmë të mbetemi peng i politikës së inkriminuar dhe drejtësisë së kapur nga politika që nuk e ndëshkon krimin”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, edhe pse i ka ditët e numëruara në pozitën e kryeministrit, dhe qeveria e tij ka dështuar në premtimet e dy viteve që mbetën pas sa i takon liberalizimit të vizave, ai akoma po vazhdon të luaj me kartën e liberalizimit edhe pse në dorëheqje.

Mirëpo tani, Haradinaj përgjegjësinë nuk po e bartë mbi vete, po ia gjuan pretendentit të ri për kryeministër Albin kurtit dhe dy partive fituese të zgjedhjeve që nuk po e bëjnë qeverinë, LVV-së dhe LDK-sa.

“Nëse krijohet qeveria “Kurti” unë e shoh një lajm të mirë, lajmi i mirë është se do të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejt besoj, cilado qeveri që krijohet se është proces i kryer, dhe ky është një lajm i mirë se është krye realisht. Veç nevojitet formimi i qeverisë, që Kosova të ka një qeveri që e shpejton, por është problem mos krijimi i qeverisë…Nuk është problem me mua, se janë kryer krejt etapat deri te liberalizimi i vizave, megjithatë s’po bëhet qeveria, dhe të gjithë e dimë që duhet me u bë, edhe ajo po jetë si pikëpyetje”, ka thënë Ramush Haradinaj.

E lidhur me këtë mënyrë shfajësimi të kryeministrit në detyrë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Dardan Grapci.

Sipas tij, pushtetarët e dështuar dhe të inkriminuar po përpiqen që ta fshehin të vërtetën lakuriq për bllokimin e liberalizimit të vizave, e që kjo e vërtetë është mungesa e luftimit të krimit dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

“Dështimi i plotë i drejtësisë kosovare për ti proceduar dhe gjykuar rastet e shënjestruara të etiketuara edhe nga Bashkimi Evropian. Liberalizimi i vizave është bërë një premtim bajat i kësaj politike që sa vire me radhë, mandat pas mandate, por derisa nuk ka rezultate konkreten aktgjykime të formës së prerë për ndëshkimin e zyrtarëve të nivelit të lartë për krim dhe korrupsion, nuk mundë të presim liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Pra po vazhdojmë të mbetemi peng I politikës së inkriminuar dhe drejtësisë së kapur nga politika që nuk e ndëshkon krimin”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Mobi Casa

Sipas Grapcit, kjo lojë do të zgjatë edhe më tej, nëse qeverisja e re nuk e ndryshon qasjen ndaj sistemit të drejtësisë, dhe luftës së krimit të organizuar e korrupsionit në nivel të lartë.

“Si me Qeverinë e re që do të krijohet, do ta kemi të njëjtën situatë, si me Qeverisjen e shkuar para 6 tetorit 2019, nëse nuk vepron ligji, sepse të gjithë pushtetarët kanë dhënë premtime të kota deri më tash, e për më keq akoma këta që janë në ikje po bëjnë lojëra nëpër media, duke dhënë deklarata se si liberalizimi do bëhet në këtë kohë apo në këta muaj. Janë krejtësisht premtime dhe parashikime të kota këto sepse veprimi kryesor që duhet të shihet për ta pasur besimin e Bashkimit Evropian është se duhet që ta luftojmë dhe ta ndëshkojmë korrupsionin. Kjo luftë dhe kjo betejë nuk mundë të arrihet me këtë klasë politike”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Për më keq, sipas Grapcit, tani po shihet që ku proces është duke u ndërlidhur edhe me heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Grapci thekson se vetëm me ardhjen e një subjekti të ri politik të spektrit të djathtë, pro perëndimor, që e merr seriozisht luftën kundër krimit në të gjitha nivelet.

“Kosova ka shpresë për heqjen e shpejtë të vizave nga BE-, ndryshe izolimi vazhdon. E vetmja rrugë për liberalizimin e vizave është që Kosovën ta merr në qeverisje një parti e djathtë me vizion evropian, properëndimor, e jo ndonjë parti e spektrit të së majtës e cila e shet edhe identetin vetëm që të hyj në pushtet, siç ka bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Prandaj mos ta ndjekim shembullin e tij, por le ti ndjekim ata shembujt e atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi dhe për çdo ditë na dërgojmë mesazhe të qarta se si duhet të funksionon shteti, duke filluar nga miku I madh Ëilliam Ëalker, Bill Klinton, George Bush, zonja e madhe Merkel etj. Vetëm duke i ndjekur shembujt dhe porositë e këtyre liderëve që na kanë ndihmuar dhe na këshillojnë se si ta ndërtojmë shtetin, me kulturë dhe vlera evropiane, do të hapet rruga e lëvizjes së lirë në Be dhe Integrimi I shpejtë në familjen evropiane”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

E kryefjala e krejt kësaj, sipas Grapcit është funksionimi i pavarur i mekanizmave të sundimit të ligjit.

“Pa shtet serioz të së drejtës, nuk mundë të arrihen këto standard. Këtu duhet të luaj rol edhe Gjykata dhe Policia e Kosovës ku duhet të kenë zero tolerancë për të gjithë ata pushtetarë që po na japin akoma një imazh të keq në Evropë dhe më gjerë, si shtet i ri i prekur rëndë ka krimi dhe korrupsioni, i sunduar nga njerëzit që i vjedhin paratë e qytetarëve të tyre që i kanë derdhur si kontribut në buxhetin e shtetit të Kosovës”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.