RCCOLA

Zbulimi i hershëm është mbijetesë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Me ish-presidenten Atifete Jahjaga, drejtoreshën e Fondacionit JAHJAGA znj. Brikena Avdyli, përfaqësues nga Ambasada Japoneze, drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale Eurona Hoda, dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, marshuam sot me këtë moto ka shkruar Kadri Rahimaj.

Në këtë muaj sensibilizues për kancerin e gjirit, është e rëndësishme që të kuptohet rreziku eventual që kjo sëmundje shkakton, si dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm, që mund të sjellë edhe shërimin e plotë.

UBT

Tashmë aparati i mamografisë është në Kamenicë. Deri në fund të këtij muaji, shërbimet për mamografi janë falas.
Kontrollohuni sepse zbulimi i hershëm është mbijetesë./rajonipress/