Hidromorava

Zbulim i pabesueshëm që zgjat jetën për 30 minuta

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrë të re të për të futur oksigjenin në gjak, përmes së cilës njerëzit do të mund të mbahen në jetë edhe nëse nuk kanë mundësi të marrin frymë.

Ky zbulim i pabesueshëm mund të ndryshojë praktikën mjekësore ashtu që do të eliminojë nevojën e pacientëve për frymëmarrje gjatë operacioneve komplekse.
Procedura përbëhet nga injektimi i molekulave të oksigjenit, të rrethuara nga molekulat e yndyrave, direkt në qarkullim të gjakut. Me ndihmën e kësaj procedure pacientët në rastin e pamundësisë së frymëmarrjes do të fitojnë edhe 30 minuta jetë.

Fundamenti

Sipas shkrimit të ScienceDaily, John Kheirit nga spitali i fëmijëve në Boston i ka lindur kjo ide pasi që ishte dëshmitar i vdekjes së një prej pacientëve të tij. Ai me ndihmën e valëve zanore lidh lipidet dhe oksigjenin dhe pastaj i shndërron në formë të lëngshme e cila bart tri deri katër herë më shumë oksigjen se sa rruazat e kuqe të gjakut.

Kur këto molekula janë injektuar në qarkullim të gjakut të kafshëve me nivele të ulëta të oksigjenit në gjak, gjaku u është kthyer në normalitet në afat prej disa sekondash. Kheir beson që kjo metodë mund t’ua zgjasë jetën të paktën për 30 minuta njerëzve të cilët janë në pamundësi për të marrë frymë. /Telegrafi/