Zbukurohet Pogragja, mbillen 115 bimë dekoruese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Duke ju falënderuar bashkatdhetarëve në fshatin Pogragjë janë mbjelllur 115 bimë dekoruese nëpër kënde të ndryshme të fshatit. Pogragja çdo vit vazhdon të investojë në gjelbërim dhe zbukurim të fshatit.

Në të gjitha këndet e fshatit tashmë janë mbjellur 115 bimë dekoruese. Fshati Pogragjë ndryshe ka filluar të zbukurohet e gjelbërohet çdo vit dhe kjo falë organizimit të mirë që kanë banorët dhe kryesisht mërgimtarëve të cilët kontribuojnë që fshati i tyre të duket më i pastër dhe më i bukur.

UBT

Ky investim është arritur në saje të organizimit të shoqatës “Pogragja” e cila është shumë aktive dhe informon me kohë dhe përherë për çdo aksion që ata ndërmarrin për nevojat e fshatit të tyre./rajonipress/