RP

United Hospital, një model i ri në shëndetësinë private: Profesionalizëm, teknologji moderne dhe çmime më të përballueshme

United Hospital, një model i ri në shëndetësinë private: Profesionalizëm, teknologji moderne dhe çmime më të përballueshme

Prishtinë – United Hospital është shndërruar brenda një periudhe të shkurtër në një prej institucioneve më të kërkuara të shëndetësisë private në Kosovë, duke ndërtuar profilin e tij mbi profesionalizmin, cilësinë e shërbimeve, disiplinën dhe investimet në teknologjinë moderne mjekësore.

United Hospital është dëshmi se vizioni, dija akademike dhe përvoja menaxheriale, kur bashkohen me pasionin dhe përkushtimin, mund të shndërrohen në një projekt të suksesshëm me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Rritja dhe zhvillimi i këtij institucioni shëndetësor lidhen ngushtë me vizionin e Edmond Hajrizit, i cili, pas përvojës së suksesshme në themelimin dhe drejtimin e UBT-së, duke e zhvilluar atë në një nga institucionet lidere të arsimit të lartë në Kosovë, të njohur për vlerat, cilësinë dhe standardet akademike, të njëjtën filozofi të zhvillimit, inovacionit dhe profesionalizmit e solli edhe në sektorin e shëndetësisë.

AR Katana

Këtë herë, me të njëjtën energji, por me një mision edhe më të ndjeshëm: ofrimin e shërbimeve moderne shëndetësore, me standarde të larta profesionale dhe çmime më të përballueshme për qytetarët. Me këtë vizion dhe angazhim, United Hospital është zhvilluar me ritëm të shpejtë, duke synuar të konsolidohet si një nga spitalet më të mëdha private në Kosovë.

Një nga veçoritë që e karakterizon këtë institucion është ekipi i gjerë i profesionistëve shëndetësorë, i përbërë nga ekspertë nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky bashkëpunim profesional synon të ofrojë shërbime shëndetësore sipas standardeve bashkëkohore, duke vendosur në qendër pacientin dhe nevojat e tij.

Përveç investimeve në teknologji dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale, United Hospital ka synuar të sjellë edhe një qasje tjetër në tregun e shëndetësisë private, duke ulur ndjeshëm çmimet e shërbimeve. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, ky orientim ka bërë që shumë prej shërbimeve të ofrohen me çmime dukshëm më të përballueshme për qytetarët.

Drejtuesi i United Hospital, Edmond Hajrizi, thotë se pas këtij zhvillimi qëndrojnë puna e vazhdueshme, përkushtimi dhe dëshira për t’u ofruar qytetarëve të Kosovës shërbime cilësore shëndetësore.

“Jam përpjekur dhe ende përpiqem të jem në shërbim të pacientëve dhe klientëve të shumtë që kemi. Nuk e kam hapur për biznes e as për përfitime, sepse çmimet mesatare tregojnë përkushtimin tonë ndaj pacientëve. Jam shumë i lumtur që për një kohë të shkurtër kemi hyrë në listën e spitaleve private më të kërkuara, pikërisht për shkak të modestisë, punës profesionale, cilësore dhe angazhimit të madh”, ka deklaruar Hajrizi.

Sipas tij, synimi mbetet që United Hospital të vazhdojë të investojë në zhvillimin e shërbimeve, teknologjinë moderne dhe fuqizimin e ekipit profesional, duke krijuar mundësi që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore brenda vendit.

Me këtë qasje, United Hospital synon të konsolidojë pozitën e tij në sektorin e shëndetësisë private në Kosovë, duke ndërthurur profesionalizmin, teknologjinë dhe çmimet më të përballueshme për pacientët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.