Mobi Casa

Zbrazja e qytetit të Gjilanit e frikshme dhe e dhimbshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Çdo ditë rinia po ikë ku po mundet dhe kah po kah hapësirë e mundësi. Asnjë muhabet tjetër nuk dëgjon kafeneve e vendeve të frekuentuara. Të gjithë e mendojnë largimin, e frikshme dhe e dhimbshme kjo.

Situata e rënduar ekonomike, mos kujdesi i duhur ndaj rinisë dhe faktor tjerë jo stabil në vend, kanë detyruar të rinjtë që të mendojnë më të keqën, largimin dhe braktisjen e qytetit.

Gjilani kohëve të fundit po goditet shumë nga kjo dukuri, krejt në heshtje, por qindra të rinj vetëm brenda javës së kaluar kanë mësyrë perëndimin, dikush në Kroaci e Slloveni dhe të tjerë në mënyrë ilegale në Zvicër e Gjermani.

Mobi Casa

Ilazi që ka dy djem rrugës për të gjetur vend dikund në perëndim thotë se nuk pati as forcë e as fuqi ti ndalojë.”U fola shumë dhe tentova ti bind që mos ta marrin këtë rrugë, por ishte e kotë. Ata punonin punëtor krahu, por kushtet e punës dhe pagesa ishin jo të mira. Nuk dua t`i marr në qafë djemtë dhe vendosën të ikin” shprehet ai.

Muhameti njw qytetar tjetër fillon të qaj derisa flet për këtë fenomen.”Vetëm një djalë e kam edhe ai çdo ditë e natë e mendon largimin. E rëndë për mua si prind dhe e papërballueshme. Se kisha besue se ky pushtet do e sillte vendin në këtë gjendje” shprehet ai.

Arbeni student thotë se është në kontakte të përditshme online me njerëz të caktuar dhe shpejt pret të ikë nga Gjilani.”Jam lodhur dhe nuk po shoh perspektivë fare këtu. Kam punuar punë fizike për të përfunduar studimet, por u lodha dhe s`kisha motiv tutje” mendon ai./rajonipress/