Fidanishtja

Gjykata në Gjilan cakton një muaj paraburgim për katër të mitur, dyshohen për tentim vrasje me thikë

Gjykata në Gjilan cakton një muaj paraburgim për katër të mitur, dyshohen për tentim vrasje me thikë

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të miturve, të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Rasti ka ndodhur më 11 nëntor në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej tyre është transferuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Gjilan, 13 nëntor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke u caktuar katër të miturve masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan.

Ecohigjiena

Të miturit dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kanë sulmuar dy persona, të identifikuar me inicialet L.U. dhe A.Sh.

Sipas përshkrimit të rastit në vendimin e gjykatës, njëri nga të miturit dyshohet se ka përdorur thikë, duke e goditur njërin nga të dëmtuarit në anën e djathtë të kraharorit, ndërsa tjetrin dy herë në shpinë, afër boshtit kurrizor.

Të dy të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.