RCCOLA

Zbogar të enjten në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar pritet të takohet me Qemajl Mustafën, pastaj viziton punimet në Bibliotekën e qytetit, takohet me përfaqësuesit e AZHR-së dhe mbanë një ligjëratë në Fakultetin e Edukimit.

Samuel Zbogar përfaqësues i Bashkimit Evropian për Kosovën të enjten viziton Gjilanin. Sipas agjendës që e kanë dërguar me postë elektronike,Zbogar pritet të takohet me Qemajl Mustafën ku edhe do të ketë prononcime për media.

RCCOLA

Zbogar pastaj viziton zyrën e AZHR Lindje ku pritet të takojë përfaqësuesit e saj,një takim Zbogar e ka paraparë edhe me komunitetet, ndërsa pritet t`i vizitojë edhe punimet në Bibliotekën e qytetit e cila po ndërtohet me fondet e Komisionit Evropian në vlerë të mbi 2 milion eurove.

Samuel Zbogar pastaj do të mbajë një ligjëratë publike në Fakultetin e Edukimit në Gjilan rreth fushës së integrimeve evropiane./rajonipress/