Eko Higjiena

Zbogar: Raporti i Williamson nuk përmban emra

/ 1 minutë lexim

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë Samuel Zbogar, mendon se Williamson nuk do të publikojë emra në raportin e tij. Zbogar madje thotë se Williamson nuk do të bëjë ndonjë raport, por ato mund të quhen “gjetje”.

“Supozoj se nuk do të dalë me emra meqë nuk do të dalë me ndonjë aktakuzë, por mund ta paraqes raportin e tij. Po i shmangem termit raport, sepse kur themi raport ai është raporti i Dick Martyt. Williamson do të paraqes gjetjet e tij, por nuk do të paraqes emra”, ka thënë Zbogar në emisionin “Argument” të RTV21.

UBT

Ai ka thënë se nuk e di nëse ky raport apo këto gjetje do të ndikojnë në procesin zgjedhor.

“Andaj nuk e di nëse kjo gjë do të ndikojë në procesin zgjedhor. Do të ishte mirë që raporti të mos paraqitej gjatë fushatës sepse duhet t’i shmangemi që të ndikojmë në proces, duhet t’i shmangemi dhënies së opinioneve në çfarëdo forme. Nuk e di se kur do të zhvillohen zgjedhjet dhe nuk e di se kur do të publikohet raporti apo gjetjet e tij”, ka thënë Zbogar.