Hidromorava

Zbogar: Nuk po kërkojmë hapjen e Pakos së Ahtisaarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian nuk po kërkon hapjen e Pakos së Ahtisaarit. Ne po kërkojmë nga Kosova që t’ia zgjasë dorën veriut. Ta nisë dialogun me njerëzit në veri dhe të provojë t`i zbusë frustrimet dhe presionet që ekzistojnë atje. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Serbia që ta dëshmojë përmirësimin e qëndrueshëm në raport me Kosovën, Zbogar në një intervistë për RTK-në ka thënë se “kjo është diçka që po diskutohet me Kosovën dhe me Serbinë”.

“Fillimisht besojmë se Serbia duhet t`i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik. Mirëpresim zgjidhjet në lidhje me marrëveshjen mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani askush nuk do ta braktisë sallën kur mbahen konferencat”.

Mobi Casa

“Ka çështje të tjera që duhet të zbatohen. Në mesin e tyre, më e rëndësishmja është marrëveshja mbi menaxhimin e integruar të kufijve dhe këtë e presim ende. Këta janë hapat e parë që duhet të ndërmerren”.

“Ne duhet të shohim fillimisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Nuk mund të diskutojmë apo të negociojmë për çështje të reja para zbatimit të atyre çështjeve, për të cilat tashmë kemi arritur pajtimin. Dhe natyrisht pas të gjitha këtyre vijmë në fazën e ardhshme dhe ky është dialogu politik, për të cilin po flitet aq shumë. Për ta ngritur këtë dialog në nivel të liderëve politikë, duhet të zgjidhen të gjitha çështjet. Ndoshta është tepër ambicioze të thuhet se do të zgjidhen të gjitha çështjet, por së paku do të zgjidhen çështjet e mëdha, të cilat po i rëndojnë raportet ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ndër të tjera Zbogar.