Zbogar i impresionuar me të arriturat në Artanë
Gjilan – Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar është shprehur i kënaqur me të arriturat e kësaj komune përkundër vështirësive që ka pasur ajo. Ai ka thënë se ne jemi këtu për ta ndihmuar Komunën dhe gjithë Kosovën dhe jam shumë i kënaqur me projektet të cilat janë investuar në këtë Komunë, dhe ne projektet të cilat i bëjmë çdo herë i bëjmë për popullin dhe në partneritet me ta.
Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri priti në takim sot përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar dhe Zëvendës Komandantin e KFOR-it Gjeneralin Bojan Pograjc
Në këtë takim ishin të pranishëm Togeri i Policisë në Komunën e Novobërdës Shukri Aliu, nënkryetari për Komunitete Radovan Deniq dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti.
Bajrush Ymeri pasi ka falënderuar përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar dhe Zëvendës Komandantin e KFOR-it Gjeneralin Bojan Pograjc për vizitën e tyre, i ka njoftuar ata rreth historikut të komunës, me përparësitë dhe sfidat me të cilat po përballët kjo komunë, me rrjedhat aktuale, me procesin e decentralizimit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe zhvillimin e turizmit rural.
Ymeri ka thënë se Komuna e Novobërdës është ballafaquar me sfida të mëdha e sidomos pas procesit të decentralizimit mirëpo edhe përkundër vështirësive që i kemi pas ne në mënyrë solide kem arrit që tani t`i përballojmë po thuajse shumicën prej tyre.
Ymeri është shprehur falënderues për ndihmesën nga Komisioni Evropian që ju është bërë Komunës së Novobërdës me grante shumë të rëndësishme si dhe organizatat e tjera si USAID/DEMI-in, LOGOS-in Zviceran dhe rotacionet e LMT-së. Ymeri ka shtuar se me ndihmën e këtyre bashkëpunëtorëve komuna e Novobërdës ka arritur shumë dhe është përmirësuar dukshëm jetesa për qytetarë.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar është shprehur i kënaqur më të arriturat e kësaj komune përkundër vështirësive që ka pasur. Ai ka thënë se ne jemi këtu për ta ndihmuar Komunën dhe gjithë Kosovën dhe jam shumë i kënaqur me projektet të cilat janë investuar në këtë Komunë, dhe ne projektet të cilat i bëjmë çdo herë i bëjmë për popullin dhe në partneritet me ta.
Zbogar tha se kjo është njëra nga qëllimet e mija që e vizitojë këtë komunë dhe jam këtu që të dëgjoj preokupimet dhe nevojën e kësaj komune.
Ndërsa Zëvendës Komandanti i KFOR-it Gjeneralin Bojan Pograjc tha se është e rëndësishme që sot i bëmë vizitë kësaj Komune nga ne dy organizata të rëndësishme të cilat veprojmë në Kosovë së bashku në një zyre dhe diskutojmë përveç sigurisë dhe për shumë tema tjera të rëndësishme . “Komuna e juaj është një rast i veçantë ku jetoni me komunitete dhe keni bashkëpunim mjaft të mirë në mes vete” ka thënë Pograjc.
Togeri i Policisë në Komunën e Novobërdës Shukri Aliu tha se më vjen mirë që po marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë dhe kamë nderin ta prezantoj gjendjen e sigurisë për Komunën e Novobërdës.
Sipas Aliut stacioni policor i kësaj komune i mbulon 204 kilometra katrorë dhe ka fshatra etnikisht të pastërta ku situata e sigurisë në këtë komunë në përgjithësi është e qetë theksoi Aliu./rajonipress/