UBT

Zbardhen arsyet: Ja kush i frikësohet Vetting-ut në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, është bërë mision pothuajse i pamundur. Analistët thonë se kjo ndodh pasi që pushtetarët e nivelit të lartë janë të lidhur me mafio-oligarkët dhe nëntokën kriminale , të cilët sipas analistëve, kanë instaluar një kastë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të vetënënshtruar që u japin llogari e përgjegjësi vetëm mafo-oligarkëve të politikës e pushtetit kriminal.

“Nuk e duan VETTING-un ata të cilët e kanë mizën në kapuç, nuk e duan VETTING-un në Kosovë as gjyqtarët e as prokurorët e ish-regjimit serb dhe as mediatikët e atij regjimi si dhe nuk e duan VETTING-un”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, është bërë mision pothuajse i pamundur. Analistët thonë se kjo ndodh pasi që pushtetarët e nivelit të lartë janë të lidhur me mafio-oligarkët dhe nëntokën kriminale , të cilët sipas analistëve, kanë instaluar një kastë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të vetënënshtruar që u japin llogari e përgjegjësi vetëm mafo-oligarkëve të politikës e pushtetit kriminal.

Analistët thonë se është qëllim i politikës që drejtësinë ta kenë në “xhep të vogël”, dhe mundohen të kenë gjyqësor, policë servil e të shantazhuar dhe të inkriminuar, pasi sipas tyre, me këtë mënyrë vazhdojnë të kenë të kapur sistemin e drejtësisë tërësisht të degraduar dhe pa asnjë vlerë.

Sipas analistëve disa figura të larta gjyqësore kosovare kanë deklaruar gjithmonë në fund të mandatit se ka paaftësi profesionale e jo kompetencë te policia dhe prokuroria se dhe gjykatat.

KKVITI

E sipas njohësit të fushës së drejtësië, Skënder Kapitit, për të pasur një sistem të drejtësisë të nivelit të duhur, në Kosovë duhet të ketë VETTING.

“Kjo për një fakt mjaft kokëfortë dhe bindës, sepse ata nuk e duan VETTING-un, pra nuk e duan ligjin e lustracionit, ligjin e sitës së pastërtisë së figurës së politikanit, pushtetarit , gjyqtarit, prokurorit, as te kryekuvendarit dhe as te kryekomunarit. Nuk e duan VETTING-un ata të cilët e kanë mizën në kapuç, nuk e duan VETTING-un në Kosovë as gjyqtarët e as prokurorët e ish-regjimit serb dhe as mediatikët e atij regjimi si dhe nuk e duan VETTING-un”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Tutje, sipas Kapitit, VETTING-u është shërues në demokraci dhe drejtësinë e Kosovës.

“VETTING-u është ilaçi shërues i demokracisë, politikës, drejtësisë dhe i gjithë sistemit në Kosovë, është reforma jetike për Kosovën. VETTING-u me votën qytetare të 6 Tetorit 2019 do ta do ta pastronte politikën edhe prej tradhtisë politike e kombëtare. Lind pyetja se si do ta pastronte politikën, si do ta bënte VETTING-un vota popullore!? Po, është e thjeshtë: shkoni sa më shumë votues në votim, shkoni të gjithë Ju që keni të drejtë vote dhe mos i votoni individët e kriminalizuar, të korruptuar dhe hajdutë; ndëshkoni ato parti politike të cilat kanë kapur ligjin, shtetin dhe kanë montuar krimin dhe korrupsionin me pushtetin e tyre! Bëjeni këtë, dhe nëse nuk veproni tani, mos i bini pishmanit me 7 Tetor dhe mos ua vëni pastaj fajin as faktorit ndërkombëtar, SHBA e BE-së!”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Onlin