Fundamenti

Zbardhen arsyet e vonesave në Parkun e Qytetit – Bllaca: Po realizohen lidhjet jetike të kanalizimit, projekti vazhdon sipas planit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me dinamikën e punimeve dhe gjendjen e krijuar në Parkun e Qytetit, mbikëqyrësja e projektit, Arjeta Bllaca, ka sqaruar se punimet nuk janë ndërprerë, por janë duke u zhvilluar në një fazë teknike, e cila konsiderohet thelbësore për funksionalizimin e plotë të projektit.

Sipas saj, ekipet në terren aktualisht janë të angazhuara në realizimin e lidhjeve të kanalizimit fekal dhe atmosferik për lagjet përreth qendrës së qytetit, një proces që kërkon ndërhyrje të specializuara dhe që duhet të përfundojë përpara se të vazhdohet me fazat përfundimtare të ndërtimit dhe rregullimit të hapësirave publike.

“Punimet nuk janë ndalur. Aktualisht jemi duke realizuar kyçjen e lagjeve në rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Kjo është një fazë e domosdoshme teknike, e cila garanton funksionalitetin afatgjatë të infrastrukturës dhe mbarëvajtjen e projektit në tërësi”, deklaroi Bllaca për rajonipress.

ARKATANA

Ajo theksoi se projekti po zhvillohet sipas planifikimeve të parapara dhe afati për përfundimin e tij mbetet dy vjet, ndërsa çdo fazë e realizimit monitorohet në vazhdimësi për të garantuar respektimin e standardeve teknike dhe cilësore.

Mbikëqyrja profesionale e projektit, sipas saj, realizohet nga një ekip i specializuar i përbërë nga Enver Biqku, Ajshe Spahiu, Bejtullah Krasniqi dhe Altin Syla, të cilët ndjekin nga afër çdo segment të punimeve.

Projekti i transformimit të qendrës së qytetit konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Gjilan, pasi synon jo vetëm modernizimin e hapësirave publike, por edhe përmirësimin e rrjeteve nëntokësore të kanalizimit, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe zhvillimin urban afatgjatë të qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.