FITORJA

Zanafilla e stilit të muzikës “Tallava” në Kosovë

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi – Nocioni “Tallava” , rrjedh nga fjala rome , që do të thotë :”tollovi”, ose “tollovitje”, e që ka kuptimin e këndimit të palogjikshëm të disa interpretuesve të këngës nëpër dasma e ahengje të ndryshme popullore , të cilët ishin analfabet, ose gjysmë analfabet , që nuk ishin në gjendje t’i mësojnë këngët përmendsh, apo që t’i lexojnë e t’i mësojnë ato përmendsh.

Në mungesë të kësaj inteligjence dhe në mungesë të shkollimit të tyre , ata nga lakmia për të përfituar materialisht nëpër dasma e ahengje të ndryshme popullore , ia filluan të këndojnë këngë të sajuara aty për aty , në stilin “Tallava”, që do të thotë: ”Këndo çka të vjen për goje!”

Ky stil i ri në praktikën e muzikës rome , u popullarizua shumë shpejt dhe ishte i mirëseardhur për të gjithë ata interpretues të këngës që ishin analfabet, ose gjysmë analfabet ! Ata dinin ta shfrytëzonin atmosferën e publikut , në mënyrë perfide , duke i këndua të pranishmit me emër e mbiemër , duke ua lavdëruar veshjet, mbathjet, dyzenet, bukuritë dhe aftësitë e tyre për të vallëzuar !

Me këtë rast, dasmorët të cilëve iu këndohej emri e mbiemri përmes këngës , iu lavdërohej veshmbathja , stolitë e trupit dhe vallëzimi , nuk hezitonin që t’iu dhurojnë këngëtarëve e muzikantëve shuma të mëdha parash në emër të bakshishit !

Duke i parë lehtësirat dhe leverditë materiale të këtij stili muzikor, shumë shpejt iu lindi lakmia edhe shumë këngëtarëve dhe interpretove të këngës popullore shqiptare , që edhe ata ta aplikojnë stilin “Tallava” nëpër dasmat e ahengjet popullore shqiptare !

Por, si lindi muzika “Tallava” në dasmat dhe ahengjet popullore shqiptare ?

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore , shqiptarët e varfër dhe të shumëvuajtur , të cilët jetonin në kufijtë administrativ të federatës jugosllave , detyroheshin që për të siguruar kafshatën e gojës për familjet e tyre , të marrin rrugët e kurbetit , larg familjeve dhe vendlindjeve të tyre .

Rruga e parë e kurbetit për shqiptarët e këtyre krahinave , ishte fusha e Banatit dhe Vojvodinës në përgjithësi , ku të rinjtë tanë shqiptarë shkonin atje për të prashitur misër, për të korrur misër dhe për të mbledhur misër !

Shkuarja e djemurisë shqiptare në këtë lloj kurbeti , për familjarët dhe nënat e tyre ishte shumë e rëndë dhe shumë e largët !

Nënat shqiptare (të pa shkolluara) mendonin se qyteti i Zemunit ishte larg në skaj të dynjasë dhe për këtë, nuk ishin të rralla mallkimet e tyre , kur sa herë që mërziteshin , apo hidhëroheshin , e përdornin mallkimin për të tjerët :

“Të qoftë Zoti, përtej Zemunit!”

Pas punës kurbetçare nëpër fushat e Banatit dhe të Vojvodinës , djemuria e papunë shqiptare , filloi të kërkojë punë nëpër qytetin e Beogradit . Kurbeti në Beograd ishte shumë i rëndë dhe me pasoja të pa parashikueshme për djemtë dhe familjet shqiptare, nga se shumica martoheshin dhe mbeteshin për të jetuar atje !

Nënat , të cilat mbetën pa djemtë e tyre , në atë kohë e shprehen mllefin e tyre ndaj Beogradit , përmes vargjeve të këngës :

“Beligratit, na i raft rrëfeja –
Qysh na i la këto gra të veja ?!

Beligratit , na i raft pushka –
Qysh na i la këto gra vejushka ?!

Beligratit , na i raft vetima –
Qysh na i la këta fëmijë jetima ?!”…etj.

Në këtë periudhë kohore , kur djemuria shqiptare punonte punë të rënda nëpër Beograd , kishte edhe të atillë që përveç rrobave të bukura , këpucëve dhe stolive tjera personale që i blinin atje, me qëllim që kur të vinë në pushime në vendlindjet e tyre, të tregohen para masës se ata jetojnë bukur në Beograd dhe kanë aq shumë para , sa mund të blejnë gjithë çka të duan !

Në vargun e këtyre lukseve , kurbetçinjtë e Beogradit , jo rrallë herë , e vënin në gojë edhe nga një dhëmbë të arit, në mënyrë që sa herë të qeshen para masës – t’iu shkëlqejë goja nga dhëmbi i arit (dukatit) !

Vendet më të përshtatshme dhe më të preferuara për reklamimin e lukseve dhe dhëmbëve të dukatit , nga ana e kurbetçinjve të Beogradit , pa dyshim , ishin dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore !

Karakteristikë e veçantë e dasmave dhe ahengjeve popullore , nëpër fshatrat e Dukagjinit dhe të Drenicës , ishte angazhimi i dy e më shumë defatoreve rome , të cilat do t’i argëtonin me këngë, defe dhe valle gratë dasmore , nga se në ato treva nuk preferohej që të këndonin e t’iu binin defeve femrat shqiptare !

Defatoret rome , një pjesë të programit të tyre ua kushtonin edhe burrave – dasmorë nëpër odat ku ata qëndronin gjatë kohës së dasmës !

Për t’i siguruar defatoret rome për ahengun e një dasme, apo gazmendi familjarë , Zoti i dasmës duhej angazhuar sa më herët, nga se ato nuk mund të siguroheshin lehtë !

Kushti kryesor i defatoreve rome , për të marrë pjesë në dasmën popullore ishte që ato të jenë sa më të bukura , të këndojnë bukur dhe t’iu bien defeve bukur !

Mobi Casa

Ndër defatoret më të bukura dhe më të popullarizuara rome , në trevat e Dukagjinit , deri kah fundi i viteve të 70-ta , ishin shumë të kërkuara : Rrushja e Istogut, Gjyla e Deçanit dhe Hamidja e Gjurakovcit .

Në dasmat dhe ahengjet popullore , ku ishin të pranishme këto defatore – këngëtare , vërshonin dasmorë të ftuar e të paftuar !

Në odat e burrave – dasmorë , përveç shumë të afërmve , miqve dhe shokëve , nuk mungonin as kurbetçinjtë e Beogradit !

Në orët e vona të natës së dasmës, ishte zakon që këngëtoret rome – defatore , patjetër të shkojnë edhe nëpër oda të burrave dhe t’i argëtojnë ata , me këngët dhe defet e tyre .

Këngëtoret e lartpërmendura , po sa e vërenin ndonjë djalë të ri , të veshur mirë dhe me dhëmbë të dukatit në gojë, menjëherë e dinin se ai është duke punuar në Beograd dhe se ai ka më shumë para, se sa dasmorët tjerë !

Ato, menjëherë ia fillonin që t’iu thurin këngë aty për aty, atyre kurbetçinjve të përmalluar dhe të pasur, dhe këtu lindën vargjet e para të këngës “Tallava”, në gjuhën shqipe :

“O, hajde, hajde, moj zemër ,
Rrushi i Beligratit !
0, ta hangtë Dada, moj zemër ,
Dhamin e dukatit!

O, hajde, hajde, moj zemër ,
O, rrushi i Deçanit !
O, ta hangtë Dada, moj zemër ,
Kablushën e ballit!

O, hajde, hajde, moj zemër ,
O, rrushi i Gjakovës !
O, ta hangtë dada, moj zemër ,
Sahatin e dorës !”…etj. etj.

Pas këndimit të këtyre këngëve , vërshonin bakshishet dhe nuk dihej fare se sa do të fitonin para , këngëtoret – defatore !

Në mesin e burrave dasmorë të odës, përveç këngëtoreve – defatore rome , nuk mungonin asnjëherë as rapsodët më të njohur popullore nga ato treva !

Rapsodët popullor , duke ua lakmuar bukurinë, talentin dhe prirjen , këngëtoreve – defatore rome , për të fituar shumë para – bakshishe nëpër dasma e ahengje popullore , nuk hezituan që të frymëzohen dhe t’ua kushtojnë atyre disa këngë përkushtimi, për ta shprehur ndaj tyre dashurinë dhe admirimin për këndim të bukur dhe bukuri përrallore !

Kështu , rapsodët më të spikatur të atyre kohëve , i kënduan këngë Rrushës së Istogut:

“Rrushe, mori Rrushe ,
Rrushe , dil n’ oborr – e ,
Rrehma defin me ni dor-e !
Hajde, hajde,
Rrehma defin me ni dor-e !

Rrushe, mori Rrushe ,
Rrushe , dil n’ sorrnisht-e ,
Rrehma defin me ni gisht- e !
Hajde, hajde,
Rrehma defin me ni gisht-e !

Rrushe , mor Rrushe ,
Rrushe , dil n’ krevet-e ,
T’ vjen bardaku me sherbet-e !
Hajde, hajde,
T’ vjen bardaku me sherbet-e !

Rrushe, mori Rrushe ,
Rrushe , shkil në themër ,
Qysh ma le , moj ndryshk në zemër?
Hajde, hajde,
Qysh ma le moj ndryshk në zemër ?!…etj, etj.

Pra, këto ishin këngët e para , të kënduara shqip, në stilin “Tallava”, por së shpejti këtyre këngëve do t’ iu shtohet edhe kënga shumë e popullarizuar e asaj kohe , me titull:”Ku po knojnë këto dy kumria “? – këngë kjo, që e pat pushtua tregun dhe audiencën shqiptare gjithandej trojeve shqiptare dhe në diasporë.

Kënga me titull :”Ku po knojnë këto dy kumria” , u ishte kushtua dy këngëtoreve defatore rome , që ishin më të popullarizuarat dhe më të bukurat e asaj kohe në trevat e Dukagjinit: Gjyla e Deçanit dhe Rrushja e Istogut.
Ja disa vargje të kësaj kënge :

“Ku po knojnë këto dy kumria ,
Of, aman ?
N’ bahçe t’ bukur , nër bojlia ,
Of, aman !

Gjyla e Rrushja , rrinë në bahçe,
Of , aman ,
Kuq e bardh si mollat lalçe ,
Of, aman !” …etj. etj.

Pra, ishin këto gjurmët e para , që ia hapën rrugën këngës dhe muzikës “Tallava” në Kosovë dhe trojet shqiptare , për ta arritur kulmin e suksesit të tyre në diasporë !
Në bazë të këtyre të dhënave , mund të konkludojmë se muzika dhe kënga “Tallava”, nuk kanë art, vlera kulturore e as kombëtare , por ky stil i takon bastardimit të vlerave muzikore tradicionale dhe është vetëm stil i përfitimeve materiale !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.