Uji Dea

Zaimina rrëfehet për mungesën e saj në skenë: Nuk dua të ndjek lekun gjatë natës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zaimina Vasjari përkundër që prej kohësh nuk është aktive me projekte të reja muzikore, vazhdon të jetë e pëlqyer dhe e ndjekur nga publiku.

Këngëtarja e njohur në “Goca dhe gra” foli për karrierën dhe jetën e saj si nënë.

Ajo tha se dëshiron të rikthehet në muzikë por për momentin është e fokusuar te fëmijët e saj dhe bashkëshorti. Jo vetëm kaq por ajo tha se bashkëshorti i saj është sa liberal por edhe tradicional.

ARKATANA

Më tej, Zaimina tha se do t’i rikthehej muzikës vetëm për pasion.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë. Te profesioni jam e angazhuar, jam kthyer në punë që në muajin e parë. Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mi gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha Zaimina në program.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.