RCCOLA

Zahirajt në prag të braktisjes, Karaqeva ndihet e pasigurt

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan.- Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë se institucionet qendrore duhet të turpërohen para situatave delikate në vijën kufitare me Serbinë. Nëse edhe në vitin 2012 nuk ka ndonjë reagim nga Qeveria dhe Parlamenti, Zahirajt do të shpërngulen kolektivisht thotë Rexhep Tahiri.

Edhe pse lagja e Zahirajve vazhdon të mbetet një kontest kufitar ende i pazgjidhur, as në këtë pjesë të Kosovës e as në Karaqevë ku Serbia pretendon t`i marrë mbi 400 hektar tokë, asnjë përfaqësues institucional i nivelit qendror nuk i ka vizituar këto dy fshatra kufitare.

Banorët e Karaqevës disa herë kanë kërkuar nga institucionet qendrore që të sensibilizojnë këtë problem dhe ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë një “bela” të madhe, por fatkeqësisht ka munguar gatishmëria e tyre,madje asnjë lider politikë nuk e ka vizituar këtë pjesë kontestuese e cila me pretendimet e Serbisë, Kosovës i merren qindra hektar tokë.

Edhe banorët e Zahirajve thonë se nëse edhe në vitin 2012 heshtet problemi i tyre,ato pakë familje që kanë mbetur rrezikohen që të shpërngulen kolektivisht. Rexhep Tahiri thotë se është betuar që mos ta braktisë fshatin,por duke parë injorancën e liderëve politikë,mbetet në dilema nëse mund të qëndrojë akoma në vendlindjen e tij.

Derisa në Karaqevë ish komandanti i KFOR-it Erhard Buhler kishte propozuar që ta caktojë një ekip që do të negociojë me forcat serbe, në Zahiraj akoma kjo ofertë mbetet larg realitetit. Selver Lenjani thotë se i vetmi Erhard Buhler ishte personi që gjatë vitit 2011 qëndroj në Karaqevë.

KKVITI

Gjenerali, Buhler ka thënë se pret të formohet një komision në përbërje të KFOR-it, EULEX-it dhe Forcave serbe, ku do të përgatitet një takim me palën serbe për caktimin e vijës administrative dhe kadastrale në zonën e kontestuar, për këtë çështje . “Vija administrative duhet të shënohet nën mbikëqyrjen e presidencës,qeverisë dhe të ekspertëve. Nëse do të gabojmë,atëherë le të gabojmë të gjithë. Ne e kemi thënë disa herë se Karaqeva nuk është problem lokal e as komunal, sepse aty preket interesi shtetëror i Kosovës dhe t`kurret kufiri administrativ i saj për qindra hektar tokë” shprehet Lenjani. “Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptojë heshtjen e institucioneve qendrore karshi këtij shqetësimi të madh që kanë shfaqur me qindra herë banorët e rrezikuar dhe të frikësuar nga tytat e automatikëve të ushtrisë e xhandarmërisë serbe. Ne kemi jetuar nën ngjyrat e serbëve të maskuar që hynin natë e ditë në Kosovë dhe maltretonin banorët” sqaron Lenjani.

Lenjani tha se pret të jetë edhe ai në ekipin negociator dhe siguron banorët se askush nuk do të nënshkruaj asnjë dokument apo marrëveshje ku dëmtohet interesi i Kosovës. “Unë do të kërkojë edhe kyqjen e ekspertëve dhe zyrtarëve të kadastrit të Dardanës dhe të atyre të Agjencionit Kadastral të Kosovës të cilët i kanë hartat dhe vijat administrative ku shihet se për sa hektarë është t`kurrur kufiri i Kosovës” tha Lenjani.

Edhe, Rexhep Tahiri nga Zahiraj thotë se modeli që pritet ta aplikojë KFOR-i dhe ushtria serbe në Karaqevë duhet të vlejë edhe për lagjen e Zahirajve.”Ne padrejtësisht jemi futur në kontestin kufitarë me Serbinë, edhe pse gjithmonë Zahirajt kanë qenë pjesë e Kosovës. Të gjitha tatimet dhe obligimet komunale i kemi paguar dhe i paguajmë në Gjilan”shprehet ai.

Tahiri është i brengosur me heshtjen e deputetëve gjilanas të cilët sipas tij asnjëherë nuk e kanë problematizuar rastin e Zahirajve në Parlament. Zahirajt janë një vend i pasur me xehe dhe minerale dhe Serbia nuk dëshiron ta lëshojë për asnjë çmim, përderisa institucionet kosovare po shtyhen se kush po bëhet kampion i hajnisë. Kjo vërtet është për tu shqetësuar sepse pa Zahirajn vija administrative e Kosovës pëson ndryshime radikale”shprehet ai.

Lagja e Zahirajve para luftës ka pasur 10 shtëpi, kurse tani jetojnë vetëm pesë familje. Problemin kryesor ata e kanë se rreth 150 hektar tokë u ka mbetur përgjithmonë në pjesën e Serbisë, kurse shtëpitë e tyre ende figurojnë në hartat e KFOR-it dhe hartat serbe si pjesë të Preshevës. /rajonipress/