FITORJA

Zabelasit i gëzohen fazës së dytë të lumit Mirusha

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Ne banorët e Lagjës Zabel që ishim më të atakuarit , më të prekurit , më të rrezikuarit nga kundërmimi , mushkonjat dhe moçali i dikurshëm që përhapte dhe ishte një burim për ndonjë epidemi eventuale me përmasa më të mëdha jemi të lumtur që faza e dytë po fillon tha Refik Hasani.

Banorët e Zabelit lagje kjo më e atakuara nga era dhe kundërmimi që ka rrjedhë nga moçali i quajtur lumi Mirusha, e kanë pritur me gëzim lajmin për fillimin e punimeve. Refik Hasani banorë në atë pjesë dhe kryetar i këshillit enkas për sensibilizimin e kësaj problematike tha se ndihet i gëzuar për fazën e dytë të punimeve.

Hasanit i kujtohet fakti që moçali kishte vërshuar luadhet e arapit me një sipërfaqe mbi 50 hektar , një moçal me rreziqe të shumta, që infektoi ajrin , ujin dhe toka ishte gati e kontaminuar.

“Jemi të kënaqur pasi faza e parë emergjente është përfunduar , e mbi të gjitha mirëpresim fazën e dytë , që po ashtu presim që të fillon sa më parë . Kërkojmë që edhe faza e tret të rrumbullakoj tërë këtë projekt kapital duke nënkuptuar edhe ndërtimin e impiantit të ujerave të zeza . Projekti më kapital dhe strategjik në investime të infrastrukturës për Gjilanin e Anamoravën është rregullimi i Ujërave të zeza dhe Lumi Mirusha” tha Hasani.

GRANDEMALL

Tani Moçali i dikurshëm është tharë , dezinfektimi është duke u bërë që nga viti 2008 . Nuk ka kundërmim , nuk ka mushkonja , nuk ka rrezik që fëmijët të rrezikohen dhe të bien në Moçal , kemi pastrim edhe të Lumit Uji i Banjës dhe Stanishorka shprehet ai.

Këshilli Organizativ punoi dhe funksionoi dhe u mundua duke u angazhuar , prandaj arriti shumë më shumë se këshillat tjera të bashkësive lokale tjera të Gjilanit , e tregoi më shumë suksese se shumë OJQ e grupime tjera .Bëri shumë kërkesa , parashtroi edhe alternativa për zgjidhje të kësaj çështje , pati mbështetjen e banorëve të Lagjes dhe Gjilanit.

Hasanit i kujtohet mirë jeta e vështirë që kanë bërë banorët e posaçërisht fëmijët e lagjes.”Këshilli i Zabelit dhe banorët e lagjes Zabel, punuan , vepruan dhe u angazhuan që ta njoftojnë , sensibilizojnë dhe t`i alarmojmë të gjithë përgjegjësit lokal dhe qendror dhe opinionin për rreziqet që i kanosej Gjilanit nga ujerat e zeza”.

Tani kur ky projekt është në prag të fazës së dytë kërkojmë që puna , menaxhimi i punimeve dhe pranimet e këtyre punimeve të jenë profesionale. Hasani tha se duhet të merret nën menaxhim edhe mirëmbajtja e punimeve të fazës së parë , pra shtrati i rregulluar i Lumit Mirusha të kaloj nën mbikëqyrje të përhershme të Higjienës dhe të caktohen Komisione Komunale mikste me ministrit përkatëse për këto monitorime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.