UBT

Z-Mobile ‘përmbys’ PTK-në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Janë në proces gjyqësor por kjo nuk po i pengon t’i hyjnë një marrëveshjeje të re. Operatori mobil virtual, Z-Mobile, shumë shpejt do të marrë në pronësi edhe 100 mijë numra të operatorit mobil “Vala” të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit, e pranojnë se një kërkesë e tillë janë duke e shqyrtuar që nga muaji janar dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër ky institucion të dalë me një vendim, shkruan Tribuna.

UBT

Me kontratën e deritashme Operatorit mobil virtual Z-Mobile, ka në dispozicion 200 mijë numra të operatorit vala dhe duket se po i ecën shumë më mirë se kompanisë publike PTK, nga e cila i blenë shërbimet që ua ofron të ridizajnuara konsumatorëve.

Derisa kjo e fundit raportohet se ka rënie në të hyra, Z-Mobile nuk po ka më numra sa ka kërkesë nga konsumatorët.