Fundamenti

Youtube heq filmin anti-islam për Libinë dhe Egjiptin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Është bllokuar për Libinë dhe Egjiptin filmi anti-islamik “Innocence of musulmans” (Pafajësia e myslimanëve) që ka provokuar reagime të dhunshme anti-amerikane në dy vendet.

“Duke parë gjendjen e vështirë në të dy vendet, Libi dhe Egjipt, kemi vendosur që përkohësisht të bllokojmë filmin në këto shtete”, thuhet në një komunikatë të Youtube. “Ne mendojmë për familjet e personave që janë vrarë në sulmet në Libi”.

Mobi Casa

Ndërkohë, funksionarë të administratës amerikane, kanë folur për një sulm të planifikuar nga rrjetit Al Qaeda. Sipas tyre, rebelimi ndaj filmit ka shërbyer vetëm si një diversion dhe ngjarja në të vërtetë ka lidhje me vrasjen e Al Libit, numri dy të rrjetit terrorist.

“Ekstremistët e dinin që ambasadori ishte në ndërtesë”, kanë shpjeguar ekspertët për CNN.