Fundamenti

Yndyra rreth belit, e rrezikshme për të sëmurët nga zemra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Personat me sëmundje koronare të zemrës janë shumë më të rrezikuar nga vdekja e hershme nëse kanë shtresa të yndyrës rreth belit.

Ekspertët pranë klinikës amerikane “Mayo” kanë analizuar të dhënat e pesë studimeve, në të cilat kanë marrë pjesë 15.923 pacientë, ndërkaq është arritur në përfundim se rreziku nga sëmundja ekziston edhe te njerëzit të cilët kanë indeks normal të peshës trupore.

Shkencëtarët rekomandojë që njerëzit të cilët kanë shtresa të yndyrës rreth belit duhet të tentojnë t’i largojnë kilogramët, ndërsa ata që kanë probleme me zemër duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

RCCOLA

Sipas këtij hulumtimi, njerëzit të cilët kanë yndyrë rreth belit kanë 75 për qind rrezik më të madh që të vdesin më herët në krahasim me ata që kanë bel të hollë.
Madje edhe të sëmurët me peshë normale trupore, por që kanë shtresa të yndyrës rreth belit, janë të rrezikuar nga vdekja e mëhershme.

Autorët e këtij studimi pohojnë se mjekët duhet të matin perimetrin e belit të secilit pacient me sëmundje koronare dhe t’u japin këshilla se si të zvogëlojnë rrezikun. /Telegrafi/