FIDANISHTJA

Ymrane Shahiqi zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në prani të 161 delegateve, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Gjilan është zgjedhur Ymrane Shahiqi.

Në vazhdën e procesit të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, në praninë e një numri të madh të grave, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i të Forumit të Gruas në degën e Gjilanit.

Në tubim ishte e dukshme pjesëmarrja masive dhe interesimi i madh nga gratë për anëtarësim në Aleancën Kosova e Re.

Në prani të 161 delegateve, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Gjilan është zgjedhur Ymrane Shahiqi.

Duke i falënderuar delegatet për besimin e dhënë, Shahiqi tha se ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë deri në fitore me njeriun më vizionar të vendit, presidentin Behgjet Pacolli.

Fundamenti

Punimet e Kuvendit në emër të presidentit Behgjet Pacolli, i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili foli për plan-programin e AKR-së. Ai tha se me qeverisjen e AKR-së, nuk do të rritet pasuria e politikanëve të korruptuar, por ajo e qytetarëve.
“Do të krijojmë shtet të rendit dhe ligjit, do t’i zhbllokojmë gjykatat të cilat kanë mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura. Për të gjitha këto ne kemi plane, sepse AKR-ja ka edhe institutin e saj për zhvillimin e Kosovës”, ka shtuar Makolli.

Ndërsa koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi theksoi se AKR-ja ka projekte për të ardhmen, të cilat garantojnë pozitën e merituar për gruan në shoqëri.

Në Kuvend foli edhe koordinatori i degës së AKR-së në Gjilan, Ismet Hajdini, i cili tha se Aleanca Kosova e Re është e vetmja alternativë dhe e vetmja rrugë për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë 14 anëtarëshe të Forumit të degës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.