FITORJA

Ymeri: Zgjedhjet parlamentare, vitin tjetër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” është shprehur i bindur se vitin tjetër do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Ai është pyetur për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale për koalicionet e mundshme dhe për “vijat e kuqe” për balotazh, për Demarkacionin me Malin e Zi, Asociacionin dhe për Gjykatën Speciale.

Lëvizja “Vetëvendosje” nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka dalë me mbi 70 mijë vota më pak, duke i krahasuar me zgjedhjet parlamentare të qershorit të këtij viti, por kreu i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, insiston se votat i kanë dyfishuar.

E dyfishimi, sipas tij, është nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke i krahasuar me këto të fundit, përderisa krahasimi i zgjedhjeve parlamentare me ato lokale është sikur t’i krahasosh “dardhat me mollë”.

Megjithatë Ymeri gjatë një interviste për gazetën “Zëri” është shprehur i bindur se më 19 nëntor do t’i fitojnë të gjashtë komunat ku janë në balotazh, por nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë thotë se duhet të analizohen rezultatet dhe të merren përgjegjësitë.

FIDANISHTJA

Shefi i partisë më të madhe parlamentare, e cila njëherësh është pjesë e opozitës, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila, siç thotë ai, përpos që është e varur nga Serbia, pa kurrfarë nevoje po rritet vazhdimisht për nga numri i ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve.

Prandaj po shikohen mundësitë e përkrahjes së mocionit të votëbesimit të iniciuar nga LDK-ja, në mënyrë që të rrëzohet kjo Qeveri dhe vitin tjetër të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur për shkarkimin e disa bordeve të pavarura nga kryeministri, të cilat, siç thotë ai, po dëshiron t’i zaptojë AAK-ja, për Demarkacionin me Malin e Zi, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Gjykatën Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.