Mobi Casa

Ymeri u premton ndihmë të verbërve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së të verbërve dhe të pamurit të dobësuar në Gjilan Muharrem Shala dhe Bajram Spahiu.

Nga ky takim është parë mundësia për të ndihmuar këtë shoqatë me mjete financiare për të funksionuar më mirë ajo.

Kryetari i Shoqatës Muharrem Shala theksoi se ne si organizatë qëllimet kryesore i kemi që t`i integrojmë në shoqëri personat me nevoja të veçanta, dhe se u ofrojmë kurse të kompjuterëve, lëvizje në hapësirë etj, dhe kemi filluar edhe me regjistrimin e personave të ri që janë të dedikuar në këtë shoqatë.

Uji Dea

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri premtoi që do të ndajë një shumë të mjeteve për të ndihmuar funksionimin e kësaj shoqatë.“Ne do të procedojmë kërkesën e juaj dhe do të kërkojmë që të ndahet një shumë e mjeteve për shoqatën e juaj. Ne si shoqëri kemi obligim ndaj personave me nevoja të veçanta dhe do të ju dalim në ndihmë kërkesave te juaja brenda mundësive tona buxhetore”, u shpreh Ymeri.

Është e vërtetë që pa ndihmën tonë është vështirë me operua dhe me funksionuar, ne do të mundohemi si komunë ta ndihmojmë këtë shoqatë , në mënyrë që edhe qytetarët tanë që janë të natyrës së tillë me gjet vetën me ne në shoqëri.

Kryetari i Shoqatës Muharrem Shala dhe Bajram Spahiu u shprehën falënderues ndaj kryetarit Ymeri dhe në përgjithësi Komunën e Novobërdës për ndihmën e deritashme të ofruar që nga viti 2008, për shoqatën e të verbërve për të operuar si shoqatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.