Mobi Casa

Ymeri u jep prioritet fshatrave Stanishor e Makresh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Novobërdë Bajrush Ymeri tha se fshati Stanishor do të përfitojë asfaltin në vitin 2013 kurse fshati Makresh do të përfitojë ujësjellësin ,rrethojën e shkollës dhe një park për fëmijë.

Kreu i Artanës Bajrush Ymeri pasi ka dëgjuar me kujdes propozimet dhe kërkesat e qytetarëve të Artanës në debatin e fundit që ka mbajtur rreth buxhetit komunal, që kap shifrën e 2.4 milion eurove për vitin 2013, u ka premtuar fshatrave Stanishor e Makresh projekte konkrete.

Ymeri tha se prioritetet e dalura nga dy grupe punuese të cilat përbëheshin nga qytetarët kanë dalluar kërkesat e këtyre dy fshatrave. Banorët e fshatit Stanishor prioritet kanë pasur asfaltimin e rrugëve,rregullimin e ujësjellësit,eliminimin e mbeturinave,subvencione të fermerëve për korrje dhe shirje,ngritja e një objekti për të rinjtë në Stanishor,rrethimi i oborrit të shkollës.

Ndërsa banorët e fshatit Makresh kanë kërkuar rregullimin e ujësjellësit,ndërtimin e shtëpive dhe rregullimin e kanalizimeve etj.

Uji Dea

Ymeri tha se komuna ka buxhet të kufizuar për t`i realizuar të gjitha kërkesat e këtyre dy fshatrave, por ne do të mundohemi që hap pas hapi tua lehtësojmë jetën këtyre banorëve.

Sipas tij për fshatin Makresh është parapara asfaltimi i rrugës në vitin 2013, kurse fshati Makresh do të përfitojë ujësjellësin,rrethojën e shkollës dhe një park për fëmijë.

Ymeri tha se ka dëgjuar shumë kërkesa edhe nga ana e fermerëve dhe së shpejti do të mbahet një debat i veçantë vetëm me fermerët./rajonipress/