Hidromorava

Ymeri takon zviceranet

/ 2 minuta lexim

Gjilan-Kryetari i Komunës së Novobërdës ,Bajrush Ymeri ka takuar në delegacion nga Qeveria Zvicerane Roger Denzer,zëvendës drejtor i Departamentit për Evropën Juglindore në Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Norbert Piljs Koordinator i Projektit LOGOS, si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryetari i Ymeri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me projektin LOGOS

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi rreth punës së bërë deri më tani në Planet Zhvillimore Komunale si dhe për projektet e tjera të cilat kanë përfunduar dhe janë në procese nga LOGOS-i zviceran.

Ai e ka njoftuar zotin Denzer për aktualitetet dhe zhvillimin e Komunës së Novobërdës, me përparësitë dhe sfidat me të cilat po përballët kjo komunë, me rrjedhat aktuale, me procesin e decentralizimit, raportet ndërmjet komuniteteve, situatën e sigurisë si dhe proceset e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit rural.

Hidromorava

Kryetari Ymeri po ashtu njoftoi të pranishmit për projektet që ka financuar LOGOS-i në komunën e Novobërdës ,ku njërin ndër to janë dhe Planet Zhvillimore Komunale.

“Pas hartimit të këtyre planeve zhvillimore të komunës do të na ndihmojë për një zhvillim sa më të mirë,dhe konsideroj që do të jetë një ndihmë mjaftë e mirë dhe e nevojshme për këtë komunë, në hartimin e këtyre planeve edhe qytetarët kanë pas të drejtë të dhënë mendimin dhe idetë e tyre drejtpërdrejt së bashku me ne” u shpreh Ymeri.

Nga ana tjetër Roger Denzer u interesua për formën si praktikohen takimet publike,se si ndahet buxheti e interesime të tjera.

Ndërsa, drejtori i Urbanizmit dhe Kadastrit Skender Avdyli bëri njoftimin rreth punës së bërë deri tani në planet zhvillimore urbane ku theksoi se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Novobërdës, ka filluar me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban. “Procesi i hartimit të planit zhvillimor Komunal dhe Urban për Komunën e Novobërdës, ka kaluar në katër faza ku dhe jemi ne fazën përfundimtare”, ka thënë ai./rajonipress/