Ymeri takon krerët e Bashkësisë Islame
Gjilan – Gjatë këtij takimi Kryetari Ymeri i njoftoi mysafirët me aktualitetet në Komunë, zgjerimin e Komunës me procesin e decentralizimit, me projektet te cilat po realizohen në të mirë të qytetarëve etj.
Po ashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mesë të Bashkësisë Islame të Gjilanit dhe Komunës së Novobërdës.
Duke e pas parasysh që në territorin tonë tani për tani kem dy xhami dhe nuk kem mundësi të kemi këshillë të bashkësisë Islame ndoshta kishte me qenë mirë që të kem një bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Gjilanit.
Roli i bashkësisë Islame gjithmonë ka qenë i rëndësishëm në histori dhe njerëzit përmes kultivimit, ruajtjes, dhe forcimit të fes kanë ruajtur dhe identitetin e vet vazhdimisht u shpreh kryetari Ymeri.
Ndërsa Mustaf Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame të Gjilanit falënderoi Kryetarin për përkushtimin që po e bën për qytetarët e kësaj komune, si dhe për vendimin që ka marrë kuvendi komunal për ndarjen e një parcele për ndërtimin e xhamisë në fshatin Pasjak.
Po ashtu Bajrami mirëpriti kërkesën e Kryetarit Ymeri për bashkëpunim në mes të Bashkësisë Islame të Gjilanit dhe Komunës së Novobërdës./rajonipress/