Ymeri: Sot më shumë se dje ka arsye për të protestuar

Partia më e madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e këshillit të përgjithshëm,ku u tha se aktivistët e Vetëvendosjes po arrestohen shkaku i një kauze të drejt.
Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri tha kohen e fundit janë dhënë shumë vite burg për aktivistë të VV, shkaku i një proteste për një kauzë të drejt.
“Sot në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm nuk kemi shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje shkaku se janë burgos shumë aktivist dhe janë në arrest shtëpiak”, tha Ymeri.
Ymeri po ashtu tha se sot kemi më shumë arsye të protestohet se sa dje./zeri/