HW

Ymeri: Sipas Kushtetutës, Kuvendi duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se, sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi do të duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje të reja.

Në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se aktualisht po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se afatet kushtetuese tashmë kanë qenë të qarta.

Ne jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të Kushtetutës Kuvendi duhej të shpërndahej dhe vendi të shkonte në zgjedhje. Kuvendi duhej ta zgjidhte presidentin deri 30 ditë para skadimit të mandatit”, u shpreh Ymeri.

Fundamenti

I pyetur nga gazetari Vehbi Kajtazi se pse kryeministri Albin Kurti po preferon muajin korrik për të shkuar në zgjedhje, Ymeri tha se kjo lidhet me përgatitjet politike kundër presidentes.

Sipas tij, Kurti dëshiron më shumë kohë për t’i përgatitur ‘sulmet’ ndaj Vjosa Osmanit, të cilat, sipas Ymerit, tashmë kanë filluar.

Ai po ashtu pretendon se Kurti synon që në zgjedhje të ketë një numër më të madh të votuesve nga diaspora”, tha Ymeri gjatë emisionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.