Mobi Casa

Ymeri: Shqipëria sot shihet si vendi kryesor i NATO-s në rajon, kjo është e dobishme për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti politik Visar Ymeri ka theksuar se Shqipëria është në rrugë të mirë për t’u pozicionuar si shteti më i rëndësishëm në Ballkan, duke marrë një rol strategjik që dikur i takonte Beogradit.

Sipas tij, kjo po e shndërron Shqipërinë në një pikë kyçe për arkitekturën e sigurisë në rajon.

Duke folur në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin, Ymeri vlerësoi rritjen e ndikimit të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, veçanërisht përmes investimeve në infrastrukturën ushtarake si baza ajrore e Kuçovës.

Uji Dea

Ai tha se ky zhvillim nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë, por sjellë dobi edhe për Kosovën.

Shqipëria është në proces të shndërrimit të vendit më të rëndësishëm të rajonit. E dime të gjithë, vazhdimisht qendra, rajoni është konsideru të jetë Beogradi. Dhe tash këtë primat po e merr Shqipëria në shumë aspekte. Shqipëria sot shihet si vendi kryesor i NATO-s në rajon.

Infrastruktura që po ndërtohet, ushtarake a NATO-s, baza në Kuçovë e tjerat përreth në Shqipëri janë një element i jashtëzakonshëm i sigurisë për neve, për Shqipërinë por edhe për vende tjera, besoj edhe Kosova dhe vendet tjera. Përveç aspektit e BE-së, Shqipëria do të bëhet garanti i sigurisë në rajon për NATO-n. Neve na intereson shumë si Kosovë, meqë jemi të rrezikuar nga Serbia. Ata që dështojnë me pa këtë gjë që kanë zili dhe inat ndaj Edi Ramës, e bëjnë një gabim të madh. Zhvillimi i Shqipërisë është i dobishëm për neve”, tha Ymeri ndër të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.