GRANDEMALL

Ymeri shpreson të fitojë në balotazh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bajrush Ymeri kryetar i Artanës dhe kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së tha për rajonipress se ka nisur qysh tash negociatat me të gjitha partitë shqiptare e serbe për ta siguruar fitoren në balotazh.

Kandidati i LDK-së në Artanë Bajrush Ymeri do të jetë në balotazh me Svetisllav Ivanoviqin.

Ymeri tha për rajonipress se tashmë ka filluar negociatat me të gjitha partitë shqiptare për të formuar koalicionin e fitores.”E di që do ta kemi vështirë , por për shkak të punës së mirë që kemi bërë edhe për të gjitha komunitetet, kam oferta edhe nga partitë serbe që të na mbështesin në balotazh” tha Ymeri.

UBT

Ymeri tha se është falënderues për qytetarët e Artanës të cilët kanë treguar një kulturë të mirë politike dhe një proces zgjedhor shumë të qetë e transparent. “Artana ende ka nevojë për udhëheqjen e LDK-së sepse jemi partia më e madhe dhe kemi arritur që për këto vite të udhëheqjes vërtet ta bëjmë këtë qytet të paqes, të prosperitetit dhe të bashkëjetesës” tha Ymeri për rajonipress.

Ymeri tha se shpreson shumë që në balotazh do të dali fitues. “Edhe pse kemi një distancë të madhe të numrit të votuesve shqiptarë dhe atyre serb unë jam i bindur se do të gjejë mbështetje edhe nga qytetarët serb. Gjithashtu shpresoj që partitë politike shqiptare do të jenë të bashkuara rreth koalicionit tonë i cili është koalicion për të ardhmen e Artanës” tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.