GRANDEMALL

Ymeri: Refuzimi i Kurtit për takim me Ramën, sjellje skandaloze e fëmijërore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka cilësuar skandaloze e fëmijërore, refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ai në Debat Plus tha se Rama ka ardhur në Kosovë për Procesin e Berlinit dhe se Kurti edhe pse ishte më i zëshmi nga liderët e Ballkanit Perëndimor për këtë proces, nuk pranoi të takohet me të.

“Sjellja e sotme e Albin Kurtit, përveç skandaloze është edhe fëmijërore. Sot, Edi Rama ka ardhur së paku formalisht me një rol tjetër për Procesin e Berlinit… Erdhi në Kosovë nuk e takoi kryeministrin. Takimet nuk do të thotë se pajtohesh. Mirëpo, kryeministri i Kosovës ka qenë më i zëshmi pro Procesit të Berlinit, kundër Open Balkan. Tash nuk po e pret Ramën. Kë do ta presë prej Shqipërisë përpos Ramës?”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Ymeri tha se ata që e akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë e bëjnë për shkak se në Shqipëri nuk ka liderë opozitarë që mund ta sfidojnë atë.

Sipas tij, Kurti po përdoret në mënyrë që Rama të dobësohet politikisht në Shqipëri.

“Nuk mendoj që figura e Albin Kurtit duhet të përdoret në luftë ndaj Ramës. Kjo tregon për gjendjen politike të Shqipërisë, për ta luftuar Ramën, nuk ke lider opozitë, duhet ta marrësh kryeministrin e Kosovës. Çfarë do të bësh? Ta bëni kryeministër të Shqipërisë, Albin Kurtin, nuk mundeni”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.