Ymeri: Qytetarët duhet të jenë vendimmarrës në kërkesat e tyre

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (Advocacy Training and Resource Center)-ATRC, organizoi një punëtori me temë: “Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal”. Bajrush Ymeri tha se po bashkëpunojmë ngushtë që t`i bindim qytetarët që të jenë në proces dhe të jenë vendimmarrës për kërkesat e tyre.

Në këtë punëtori të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti, Drejtori për Buxhet dhe Financa Gani Mustafa, zyrtarja për Barazi Gjinore Sadbere Vllasaliu si dhe Zyrtarja për Informim Publik Merita Mehmeti.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të diskutohet rreth aktiviteteve që ATRC-ja do të realizoj në Komunën e Novobërdës gjatë vitit 2013, e në veçanti rreth procesit të identifikimit dhe prioritizimit të nevojave dhe kërkesave të banorëve të komunës së Novobërdës.

Nora Susuri përfaqësuese nga ATRC-ja tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-komuna të përgjegjshme dhe transparente”, të mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. Projekti implementohet në komunën e Novobërdës, Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës dhe ka për qëllim të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal.

Mobi Casa

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin me ATRC-në, ku ndër të tjerash tha se fal organizatave LOGOS dhe DEMI, kemi mbajtur takime të shumta të organizuara me qytetarë dhe kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me to, dhe besoj që edhe me juve do të kemi një bashkëpunim të mirë në mënyrë që t`i bindim qytetarët që të jenë në proces dhe të jenë vendimmarrës për kërkesat e tyre ka thënë Ymeri.

Ymeri tha se jemi në proces të zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe këta përfaqësues që do të zgjedhën do të ndihmojnë shumë në procesin e vendimmarrjes qytetarëve.”Ne jemi të përzgjedhurit e popullit dhe natyrisht ne do ta dëgjojmë vazhdimisht zërin e tyre” u shpreh Ymeri.

Qëllimi i këtij projekti është që ta rris bashkëpunimin në mes të Kuvendeve Komunale dhe qytetarëve, t’i ofrojnë mundësi qytetarëve që t`i shprehin lirshëm kërkesat dhe rekomandimet e tyre, të ndihmojë kuvendet komunale në procesin e hartimit të buxhetit komunal, duke i ofruar të dhëna konkrete për secilin fshat, të përmbushën kërkesat më prioritare të tyre etj./rajonipress/