RCCOLA

Ymeri: “Qullitja e kryeministrit’ e ndan Kosovën!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deklaratën e kryeministrit për mundësinë e dialogut politik për veriun, Visar Ymeri e vlerëson si ‘qullitje përfundimtare’ politike të Thaçit.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes thotë se bisedimet e tilla shënojnë fillimin e ndarjes së brendshme të Kosovës, një herë nëpërmjet një statuti autonom për pjesën veriore dhe pastaj një shtrirje e saj sipas Planit 6 pikësh të Ban Ki –Moon-it.

“Pastaj, ky model do të shpërndahet në secilën pjesë ku jetojnë serbët dhe kështu do të krijohet një lloj Kosove e ndarë në dysh”, ka thënë Ymeri, për “Tribuna Shqiptare”.

Uji Dea

Sipas Ymerit, qeveritarët nuk mund t’i bëjnë ballë presionit të ndërkombëtarëve, sepse janë të përfshirë në afera të shumta të krimit dhe të korrupsionit. “Dhe rrjedhimisht këto janë shantazh për ta. Natyrisht që këta janë mes asaj që a do të shkojnë në burg si hajna apo ta shesin Kosovën”, ka thënë Ymeri.

Por, Ymeri vlerëson se edhe politikanët e tjerë opozitarë nuk dallojnë nga qeveritarët, pasi që kanë qenë bashkë në Grupin e Unitetit, bashkë në negociata të tjera.