UBT

Ymeri: Pushteti nuk duhet lejuar që ta shkatërrojë Republikën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri u ka thënë anëtarëve të Këshillit të Qendrës së këtij subjekti se pushteti i koalicionit LDK-PDK, do të bëhet edhe më i keq por duhet të jenë të gatshëm t’i qëndrojnë dhe ta kundërshto çdo të keqe.

Ymeri këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se ky këshill e ka një rëndësi të jashtëzakonshëm në procesin e vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot është ditë e veçantë për VV, sepse përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme, i cili ka qenë i rëndësishëm sepse e freskon lëvizjen”, tha Ymeri.

FITORJA

Ai tha se në komunën e Prishtinës po dëshmoret që institucionet publike të bëhem publike për qytetarët e Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Prishtina është qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky i cili po rritet sepse njerëzit po kuptojnë se rezistenca ndaj pushtetit dhe ndryshimi po vjen vetëm përmes Lëvizjes Vetëvendosje.

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje, Ahmeti tha se duhet t’i ketë katër funksione, të jetë veshi i Lëvizjes Vetëvendosje sepse ata duhet të takohem me qytetar dhe t’i dëgjojnë më shumë hallet e tyre, pastaj të jenë gjuha e komunës së Prishtinës nëpër lagje, më mënyrë që të tregohen punët që janë bërë dhe më e rëndësishmja është që të marrin në kontroll ekzekutivin sepse demokracia bazohet në balancin e kontrollit të ekzekutivit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.