“Koha ka rrotulluar tavolinat”, Abdixhiku: NATO dhe Kosova janë bashkë e asnjëherë përballë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e parë të Kuvendit për sesionin vjeshtor, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti.

Abdixhiku ka thënë se politika popullsite e Kurtit i ka sjellë dëme të mëdha Kosovës.

“Po e nisim seancën e parë të sesionit vjeshtor, fatmirësisht dhe të fundit të kësaj legjislature. Fatkeqësisht në gjendje të pandryshueshme si katër vite më parë, në gjendje të sfidave të paprecedentë për të ardhmen tonë. Po e nisim këtë seancë në ndjenjën e vazhdueshme të ndasive të mëdha shoqërore, ku akuzat e tradhtisë e Serbisë janë veçse gjuhë e rëndomtë dhe ndjenjën e thellë të izolimit tonë ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së shtoi se në pabesinë më të madhe historike kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë, i sulmojmë ata i godasim ata për të marrë në fund vulën e fajtorit dhe njollën e një shtetit të vetmuar me të cilin nuk do të merret asnjë shtet evropian

Uji Dea

“Për katër vjet nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, prandaj jemi nën masa e sanksione. Një politikë e tillë disfatiste e njohim shumë qartë e kemi mundur 25 vite më parë. Ne ishim vet dhe u bëmë bashkë me aleatë, ne ishim në të drejtën tonë edhe në sytë e të tjerëve, e kundërshtarët tanë i lamë në sanksione e të mbyllur e pa mbështetje euroatlantike”, tha ai.

Abdixhiku ka shtuar se duket se koha ka rrotulluar tavolinat.

“Kështu ndodh kur në momente historike udhëhiqesh nga politika të papërgjegjshme e popullsitë. Katër vite janë të mëdha për të bërë ndryshim të madh mbrapsht. Në këtë rrotullim tavolinash jemi në prag të përjashtimit nga Procesi i Berlinit. Së fundmi e patëm edhe çështjen e Urës së Ibrit. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n, NATO dhe Kosova janë bashkë e asnjëherë përballë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se “asnjë dëshirë sa e errët dhe ekstremiste që është nuk mund e as nuk do ta ndryshoj këtë orientim pro-perëndimor të Kosovës”. /Telegrafi/