Eko Higjiena

Ymeri pranon çarjet e bllokut opozitar: Na duhet më shumë konsolidim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka sqaruar se pse partitë opozitare, kanë marr vendim për shtyrjen e protestes, e cila ishte parapa të mbahej nesër. Ai ka thënë se vendimi është marr për shkak të provokimeve dhe sulmet siç thotë ai policore, mbi aktivitetet e opozitës. “Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar”.

Ky është postimi i plotë i Ymerit në Facebook:

Miq të dashur,

Opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër. Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore.

UBT

Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër.

Opozita e bashkuar duhet të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë që kjo qeveri synon ta ringjallë dhe të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humb mbi 8.200 hektarë.

Presim që Komisioni ad-hoc për vlerësimin e Marrëveshjes për Demarkacion ta konfirmojë qëndrimi tonë opozitar, si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar. Kosova nuk ka tokë për të falur.

Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.