FITORJA

Ymeri: Përfshirja e PSD-së i sjell risi dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se qëndrimi i tyre si parti është i qartë lidhur me dialogun me Serbinë, proces në të cilin thotë se kurrë nuk do të hynin nëse çështjet rreth tij nuk do të ishin të rregulluara sikur në draftrezolutën e propozuar nga ta.

“Mendoj që çfarëdo forme tjetër do të pësonte Kosova sepse do të kishte përzierje të kompetencave dhe Kosova do të dilte sikur njëfarë shteti i konglomerateve të fiseve”, ka thënë Ymeri.

“Nuk mendojmë që çfarëdo forme tjetër e themelimit të delegacionit shtetëror sjell rezultat. Kosova ka lënguar nga procesi i dialogut për shkak të mungesës absolute të transparencës. Me përfshirjen e PSD-së – nëse kjo ndodhë – do t’i sjell shumë risi dialogut, njëra prej tyre dinjitetin”, tha Ymeri në në Zona B të Klan Kosovës.

Ymeri ka sqaruar se ligji i propozuar për dialogun ka tri pika kryesore.

Hidromorava

“E para: e emëron delegacionin shtetëror – ligji ia mandaton kompetencat delegacionit, e dyta ligji i rregullon procedurat vendimmarrëse brenda delegacionit dhe raportin e delegacionit me kuvendin në obligimin e tij raportues dhe e treta ligji i definon marrëdhëniet që delegacioni do t’i ketë me institucionet tjera”, është shprehur Ymeri .

Ymeri ka thënë se asnjë veprim që bie ndesh nuk mund të merret nga asnjë institucion pa dakordim me delegacionin shtetëror.

“Kjo nuk e zëvendëson askënd, nuk e heq presidentin nga pozita e presidenti, nuk e heq kryeministrin nga pozita …”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.