UBT

Ymeri: Nuk i ndalim protestat, kemi arsye për të protestuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se opozita nuk ka arsye për ti ndaluar protestat, ai madje ka thënë se kanë arsye për të vazhduar me to.

“Kemi arsye për të vazhduar me protesta sepse kjo qeveri jo që nuk po jep përgjegjësi por po futet edhe më thellë. Protestat tona janë vazhdimisht paqësore dhe të tilla do të jenë gjithmonë”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

ARKATANA

Ymeri më pas ka folur edhe rreth mundësisë së krijimit të komunës së Prelluzhës e cila sipas tij po të hynte në kuadër të Asociacionit do ti shkaktonte dëm të madh Kosovës.

“Votimi i detyruar i Thaçit për president nuk mund të bëhej pa bekimin e Vuçiqit. Mustafa e Thaçi janë vërë një me “Zajednicën” dhe të pandashëm. Komuna e Prelluzhës është e rëndësishme për Serbinë, dhe themelimi i saj në Asociacion i kushton shumë Kosovës. Kjo komunë me fshatrat Stanovc i epërm dhe i ulët janë të banuara me shqiptar dhe kjo ka pasuri të linjit. Themelimi i Asociacionit i lejon kësaj komune te merr Serbia kompetenca mbi këtë pasuri”, theksoi Ymeri.
Ai tutje theksoi se tokat bujqësore jë janë në këtë rajon, në rast të formimit të kësaj komune një pjesë e saj do të kalonte mbi administrimin e saj gjë që do ta tjetërsonte në etnitet serb./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.