Fundamenti

Ymeri: Njohja duhet të jetë kushti i domosdoshëm i dialogut me Serbinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Visar Ymeri, nga PSD-ja ka thënë se kjo parti kishte kërkuar që dialogu t’i kalonte në përgjegjësi Kuvendit të Kosovës.

Kështu, sipas tij, Kuvendi do të qartësonte parimet e dialogut dhe përcaktimin e platformës për dialog.

Mirëpo, siç ka thënë Ymeri, përcjell Telegrafi, “shkurtpamësia e inateve fëmijërore e spostuan këtë vendimmarrje në këtë gjendje ku jemi sot”.

Uji Dea

“Ne duhet ta mendojmë në shumë pika republikën tonë, në mënyrë që ajo të bëhet republikë e qytetarëve të barabartë. Kjo republikë duhet të garantojë drejtësi shoqërore dhe mbrojtje për të gjitha grupet”, ka thënë ndër tjerash Ymeri.

Ymeri ka shtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa marrëdhënie reciprociteti e pa njohje reciproke me Serbinë.

Andaj, siç ka shtuar ai, “njohja nga Serbia duhet të jetë kushti i domosdoshëm e dialogut me Serbinë”. /Telegrafi/