HW

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka mohuar raportimet për një marrëveshje të mundshme mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për bashkëqeverisje.

Përmes një reagimi publik, Ymeri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bazohen në raportimet mediatike, por të ndjekin vetëm qëndrimet zyrtare të partisë.

“Koalicionet as nuk bëhen, as nuk inicohen nga titujt mediatikë, pavarësisht se nga cila media vijnë, qoftë e afërt me pushtetin ose jo”, ka deklaruar Ymeri.

ARKATANA

Ajo u bëri thirrje votuesve që të marrin për bazë vetëm deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të LDK-së.

“Ftoj votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin zyrtar të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe organeve të partisë”, ka shkruar Ymeri./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.